Bashkëpunëtor në 8 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari vlonjat

Policia ka arrestuar një 18 vjeçar nga Vlora të shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i disa rasteve të vjedhjes. Ndaj shtetasit S. V., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbështetur nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin S. V., 18 vjeç, banues në Vlorë. 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Storm 2”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë në janar të këtij viti. Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.” – njofton policia. Ndaj shtetasit S. V., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



