Akuzohen për prostitucion dhe drogë, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve Legisi

Pasuria e dy vëllezërve Arjel dhe Oltion Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, do të sekuestrohet. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tyre pasi janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.
Shtetasi A.L. është arrestuar pë veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se të dy vëllezërit janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018.
Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të një apartamenti me sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë dhe një makinë, Audi 6.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



