Rikthimi i reshjeve/ Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

1 Prill 2023, 10:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rikthimi i reshjeve/ Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në

Moti i keq në vend me reshje dhe erë ka bërë që të pezullohet lundrimi në Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës bën me dije se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon deri në 6-7 ballë.

Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit.

Pezullimi do të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa pritet që të rinisë pas përmirësimit të kushteve të motit.

 

Po ndodh...

ide