Kapet me 41 kg heroinë në makinë, në pranga 31 vjeçari në Tiranë. Shpallet në kërkim shoku i tij

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike të llojit heroinë. Policia ka shpallur në kërkim edhe shokun e tij.
Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Fusha e kuqe”, është bërë i mundur sekuestrimi i 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet heroina, shtetasi Armando Papa 31 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.
Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
“Sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë.
Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar “Fusha e kuqe”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.
Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”.
Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.
Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
-
-
Parashikimi i motit 1 prill 2023
1 Prill, 08:11
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



