Baste sportive me celular, 3 të arrestuar në Shkodër

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë Shkodër. Mësohet se ata u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar baste sportive, me celularë.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në Shkodër, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasit V. Gj., 28 vjeç, D. D., 38 vjeç, V. K., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
