Bënte namin te "Medicare" me ilaçe të skaduara, kjo është Geriana Arapi, fshehu së bashku me turkun 1 milionë euro të ardhura

4 Shtator 2025, 17:22 / AKTUALITET ALFA PRESS


Bënte namin  te "Medicare" me ilaçe të skaduara, kjo

Personi që shihni në foto është Geriana Arapi, bashkëaksionerja e klinikës private “International Medicare” e cila u mbyll ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi nuk kishte deklaruar fitimet në vlerë 1 milion euro dhe se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të skaduara.

Bilal Kara dhe Geriana Arapi, dy bashkaksionerët e spitalit "Sante Plus" në zonën e "Zogut të Zi" në Tiranë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Sipas autoriteteve, shtetasi turk dhe gruaja shqiptare kanë dalë nga territori i Shqipërisë.Gjatë operacionit policor i vetmi që u prangos ishte administratori Edmond Zaja, ndërsa në kërkim u shpallën Kara dhe Arapi, të cilët sipas burimeve policore mësohet se janë jashtë territorit të Shqipërisë.

Spitali privat "Sante Plus" është denoncuar shpesh në media për operacionet që gati u kanë marrë jetën pacientëve, ndërkohë që në letra figuron i regjistruar me emrin tregtar: SANTE PLUS GROUP " INTERNATIONAL MEDICARE HOSPITAL".

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:

- subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

- shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;

- në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Ndodhur në këto kushte, spitali privat është bllokuar menjëherë dhe është arrestuar administratori i tij, shtetasi Edmond Zaja.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1.000.000 euro, ose 1 miliardë lekë shqiptare.

Grupi hetimor ka sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

 

Po ndodh...