Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkën

Pashka Ortodokse, e njohur edhe si Festa e Ringjalljes së Krishtit, është festa më e rëndësishme në traditën ortodokse dhe kremtohet me shumë rite fetare dhe zakonore.
Mijëra besimtarë i drejtohen kishave në mbarë vendin për të përkujtuar Ringjalljen e Krishtit, një simbol i shpresës, jetës dhe triumfit mbi vdekjen. Sapo akrepat shënuan orën 24:00 dhe hyrjen e ditës së Pashkës, besimtarët ortodoksë uruan njëri-tjetrin me fjalët: “Krishti u ngjall!”, shprehje e cila pasohet nga përgjigjja “Vërtet u ngjall!”.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, më i madhi institucion i besimit ortodoks në Tiranë, ceremonia mblodhi ashtu si çdo vit, me qindra qytetarë, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore.
Besimtarët ndezën qirinjtë e tyre në katedrale dhe i morën me vete në shtëpitë e tyre, duke simbolizuar marrjen e dritës së Perëndisë.
Në ditën e Pashkës Ortodokse ndahen me familjarë dhe miq edhe vezët e kuqe të lyera me herët, që sipas traditës lyhen me “gjakun e Krishtit” që të “enjten e madhe” ose të shtunën në vigjilje të Pashkës.
Përveç dimensionit fetar, Pashka në Shqipëri është e lidhur ngushtë me zakonet familjare. Ngjyrosja e vezëve të kuqe, që simbolizon gjakun e Krishtit dhe jetën e re, është një nga traditat më të përhapura. Familjet mblidhen rreth tryezës festive, ku nuk mungojnë gatimet tradicionale dhe atmosfera e gëzimit pas një periudhe të gjatë agjërimi.
Në zona të ndryshme të vendit, si në jug dhe në juglindje, ruhen edhe rite të veçanta lokale, të cilat pasurojnë më tej këtë festë.
Por Pashka mbetet kryesisht një moment reflektimi dhe shprese, duke i dhënë kësaj feste një vend të veçantë në jetën e çdo besimtari por edhe të komunitetit.
Data e çdo Pashke ndryshon pasi përcaktimi bazohet në kalendarin Julian dhe fazat e hënës dhe zakonisht bie pas Pashkës Katolike.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128