Dy vëllezër në pranga, zbulohet laboratori i drogave sintetike në Durrës

Policia në Durrës ka zbuluar një bazë të përpunimit të drogave sintetike, e cila kishte si objektiv shpërndarjen e tyre pranë shkollave të mesme.
Gjatë aksionit u arrestuan dy vëllezër, L. L., 20 vjeç, dhe R. L., 25 vjeç, të lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë.
Ndërkohë, një tjetër bashkëpunëtor i tyre, Xh. L., 20 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Hetimet kanë zbuluar se këta persona kishin krijuar kushtet për prodhimin e drogave sintetike në formë xhelatine, të njohura si “karamele”, të cilat synonin kryesisht adoleshentët.
Policia ka sekuestruar 50 paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, me peshë 650 gramë, të gjetura pranë bllokut të shkollave.
Në banesën e tyre në Tiranë u gjetën dhe u sekuestruan materiale të tjera, përfshirë xhelatina në formë karameleje, lëndë narkotike kanabis, 550 gramë material sintetik gati për prodhimin e karameleve, peshore elektronike, kallëpe plastike për formësimin e karameleve, si dhe përbërës të ndryshëm për përpunimin e tyre.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128