Vetëm 8 minuta për Brojën, Burnley humbet ndaj Brighton
12 Prill 2026, 10:54 / SPORT

Në stadiumin Turf Moor, Brighton arriti të triumfojë 2-0 në transfertën ndaj Burnley, duke marrë tre pikë me shumë vlerë.
Protagonisti i sfidës ishte Mats Wieffer, i cili realizoi nga një gol në secilën pjesë të lojës, duke i dhënë epërsinë dhe më pas duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, u aktivizua në minutën e 82-të, por nuk arriti të ndikojë në rrjedhën e takimit.
Falë këtij suksesi, Brighton ngjitet në vendin e nëntë me 46 pikë, duke mbetur vetëm tre pikë larg Liverpool që mban vendin e pestë, një pozicion që aktualisht siguron pjesëmarrjen në Champions League.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nga Ditmir Bushati
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
Nga Rebecca Solnit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128