Blindohet gjykata dhe prokuroria e Elbasanit/ Sot jepet ‘masa e sigurisë’ për bandën e Laert Haxhiut, si u zbuluan vrasjet?

ELBASAN- Paraditen e kësaj të diele anëtarët e banDës së Laert Haxhiut do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ku do të njihen me masat e sigurisë. Mësohet se, seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha. Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit.
Anëtarët e kësaj bande të përfshirë në disa vrasje me disa viktima, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”. Pjesë e kësaj bande me rrezikshmëri kriminale ishte edhe shtetasi Artan Tafani, i cili tashmë ka statusin e të penduarit të drejtësisë.
Ai ka zbardhur para organit të akuzës disa nga ngjarjet kriminale më të rënda në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi. Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
