Bora zbardh Vermoshin dhe Thethin

21 Nëntor 2022, 09:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bora zbardh Vermoshin dhe Thethin

Bora ka mbuluar akset Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth Ditën.  

Sipas ARRSH bora e parë u shënua në Qafë Thore ditën e djeshme.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin ndërsa bora ka mbuluar rrugët.

Njoftimi i ARRSH:

"Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative, sipas ARRSH.Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet".

ARRSH i ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve në kohë me shi, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Po ndodh...

ide