Braktisi foshnjen në bodrumin e pallatit në Yzberisht, arrest shtëpie për 30-vjeçaren

12 Nëntor 2023, 12:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Braktisi foshnjen në bodrumin e pallatit në Yzberisht, arrest

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike. Kjo e fundit deklaroi më herët se e kishte braktisur foshnjen pasi nuk ishte e martuar dhe familja nuk e dinte.

Ndërkohë foshnja e sapolindur e gjinisë mashkull, humbi jetën mëngjesin e së enjtes në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Vetë materniteti “Koço Gliozheni”, bëri me dije se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë. Megjithatë, ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes. Diagnozat klinike të foshnjes ishin: Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator.

Dëshmia e nënës 

Në dëshminë për autoritetet, thanë burime policore, e reja ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur foshnjën, ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjen e vetme në garazhin e pallatit dhe pasi e braktisi u rikthye në banesë. Sa i takon babait të foshnjës, ajo nuk ka dhënë ende asnjë detaj.

Po ndodh...