Brenda “Audi”-it të autorëve s’u gjet armë, Policia nis verifikimin e lëvizjeve të killerave! Njëri prej tyre hapi zjarr, si e ruajtën 'shënjestrën'?

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në Elbasan, Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.
Brenda makinës Audi të djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët e krimit, nuk është gjetur armë.
Ndërsa sipas dinamikes, vetëm njeri prej autorëve ka qëlluar.
Nga të dhënat, policia sqaron se një prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar biznesmenit. Ndërkohë, janë mbledhur disa prova të rëndësishme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor ka këqyrur kamerat pranë biznesit dhe kanë vënë re se autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë biznesit.
Kanë ndjekur me detaje lëvizjet e biznesmenit dhe pasi janë siguruar kanë qëlluar drejt shënjestrës.
“Kanë lëvizur disa herë përgjatë biznesit. Është vënë re nga kamerat. Kanë pasur informacion të saktë se objektivi i tyre ndodhej në biznes e kanë pritur sa të dalë nga zyra. Dhe kur ka hipur në automjetin e tij automjeti i dyshuar i autorëve tip Audi me ngjyrë të zezë dhe një nga autorët, që kishte rolin e qitësit, ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë. Pra është qëlluar vetëm një nga autor dhe personi tjetër në rolin e shoferit janë larguar menjëherë. Gjithashtu nga kamerat e sigurisë, janë kapur disa lëvizje të autorëve të dyshuar", raportojnë gazetarët.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

