Foltorja e re Salianji-Alimehmeti/ Andi Bushati: Donkishoteske, Berisha e ka partinë bunker, nuk do ndihmën e këtyre...

4 Dhjetor 2025, 21:58 / POLITIKË ALFA PRESS
Foltorja e re Salianji-Alimehmeti/ Andi Bushati: Donkishoteske, Berisha e ka

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për lëvizjen e re të Salianjit dhe Alimehmetit brenda Partisë Demokratike. Bushati tha se i ngjan si lëvizje donkishoteske që synon të "ndihmojë" një parti që nuk e do ndihmën, pasi Berisha e mban partinë si "bunker" dhe është rrethuar nga besnikët e vet. 

"Kur dëgjova që po bëjnë mbledhje, janë ca njerëz që duan frymë tjetër, e duan PD, thashë o sa mirë. Kur dëgjova sot Berishën, çfarë tha? Kanë axhendë personale, mbushin sallat me socialistë, nuk kanë gjetur momentin e duhur, se jemi me Ramën dhe Ballukun në betejë. Tani tjetër gjë është parimi dhe tjetër realiteti.

Parimi i tyre, mund të na duket idealist, por është si ti shkoj time gjyshe në shtëpi, ti them hiq shaminë dhe dil në bulevard me minifund. Do ajo? Apo do të rrijë me shami në bunker? Në këtë kuptim, ajo që duan të bëjnë këta, më duket donkishoteske, si një fabul e pamundur. Ju thatë iku Preçi me mocionistët, iku në '97, ajo partia me emër seksual, Partia e Idealeve të Dhjetorit. Pastaj doli Pollo. Kjo parti nuk është demokratike, por berishiste, duke qenë berishiste, çdo tentativë, duke njohur historinë e saj, është mision i pamundur, gati të bën qesharak. Kur dëgjova Berishën thashë, shumë mirë që e bëjnë këtë gjë, por duan të ndihmojnë dikë që nuk ka nevojë për ndihmë. Ai e di si e do partinë e tij që e kontrollon si bunker. A shkon ti të ndihmosh dikë që do të jetojë në bunker? Kjo është pyetja që shtrohet sot, para çdo lëvizje. 

Thua, ore çfarë do të ndodhe në Shqipëri? Nëse ne, themi jemi përballë regjimit, me opozitë të dobët, të pareformueshme, unë besoj se roli i një opozite, është ta sfidojë regjimin me zgjedhje. Këtu me zgjedhje nuk rrëzohet. Është iluzion. Këtu regjimi po u rrëzua, do të rrëzohet me përmbysje. Kur të ndodhë përmbysja nuk do të marrë vetëm Ramën, por edhe Partinë Demokratike, ndoshta edhe ne këtu", tha Bushati. 

Po ndodh...