Tentuan të vrisnin për hakmarrje një person, dënohen me nga 20 vite burg dy të pandehur

10 Mars 2026, 11:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tentuan të vrisnin për hakmarrje një person, dënohen me nga

Gjykata e Fierit ka dënuar me nga 20 vite burg, dy persona të pandehur për një tentativë vrasje, ngjarja e ndodhur 6 vite më parë në Patos.

Dy personat e pandehur, V.D. alias L. dhe A.G akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga hetimet  rezulton se i pandehuri V.D alias L., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar me të pandehurin A.G për të kryer vrasjen e shtetasit A.H.

“Për këtë qëllim, në datë 30.12.2019, rreth orës 17:50 min, në vendin e quajtur “Dukas-Breg”, Patos, i pandehuri A.G., pasi është siguruar për identitetin e shënjestrës, është afruar dhe ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur shtetasi A.H. duke u dëmtuar me armë në krahun e majtë”, sqaron prokuroria

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u shpallën fajtorë dhe dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D alias L dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1795 viti 2019, u arrit të provohet se, i pandehuri V.D alias L., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar me të pandehurin A.G për të kryer vrasjen e shtetasit A.H. Për këtë qëllim, në datë 30.12.2019, rreth orës 17:50 min, në vendin e quajtur “Dukas-Breg”, Patos, i pandehuri A.G., pasi është siguruar për identitetin e shënjestrës, është afruar dhe ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur shtetasi A.H. duke u dëmtuar me armë në krahun e majtë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Po ndodh...

ide