Qeveria shqiptare humb gjyqin, gjykata amerikane: Të sekuestrohen asetet me vlerë 13 milionë dollarë

Pasi ka humbur 130 milionë euro në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, qeveria e Edi Ramës do të detyrohet të paguajë edhe 13 milionë dollarë për një tjetër kompani pas një gjyqi të humbur në arbitrazh.
Një gjykatë amerikane në Uashington ka vendosur se kompania Omni Bridgeway ka të drejtë të konfiskojë asetet e qeverisë shqiptare pasi ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 13 milionë dollarë.
"Një gjyqtar federal në Uashington, D.C., pranoi të lejojë financuesin e çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway të sekuestrojë asetet që i përkasin qeverisë shqiptare, ndërsa kjo e fundit synon të zbatojë një vendim arbitrazhi që tani vlen rreth 13 milionë dollarë," raportojnë mediat amerikane.
Qeveria e Edi Ramës e ka injoruar prej vitesh një vendim të tillë, ndërsa tani gjykata e Uashingtonit hap dritën jeshile për të konfiskuar asetet e qeverisë shqiptare.
Kujtojmë se një gjë e tillë ndodhi edhe me rastin e Beketit, i cili nisi sekuestrimin e llogarive shqiptare në Eurocontrol.
Vendimi fillestar i arbitrazhit kundër Shqipërisë u dha në vitin 2020 nga një gjykatë arbitrazhi në Zvicër.
Fatura e gjyqeve në arbitrazh që duhet të paguajë Shqipëria për shkak të kapriçiove të Edi Ramës i tejkalon 200 milionë dollarë.
Ndërkohë janë edhe të tjera procese, për të cilat akoma nuk ka një vendim final.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128