Mërtiri krahason sallat e foltoreve në Durrës dhe Mirditë: Te Salianji kishte 30-vjeçarë, me Berishën kishte vetëm pleq

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u ndal te mosha e mbështetësve që ishin në takimin e Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës dhe të Berishës sot në Mirditë. Ndërsa për të parin tha se salla ishte mbushur me të rinj, te e kryetarit të PD-së shumica ishin pleq, si tregues i përplasjes midis së ardhmes dhe së shkuarës brenda Partisë Demokratike.
“Unë jam i bindur që shumica dërrmuese e atyre demokratëve kanë zënë hundën me dorë, e kanë shkuar, e kanë vendosur, ia kanë dhënë votën Berishës, duke shkuar të lajnë dhe duart mbrapa, se mos na zërë ndonjë gjë.
Domethënë ai ka marrë votat për shkak, se ishin gati të hanin bar dhe të shkonin te Saliu.
Votën e kanë dhënë tek Saliu, sepse urrejnë Ramën shumë më tepër se Saliun, por po t'i pyesësh, unë jam i bindur që shumica e atyre 500 mijë vetë do të thonë që të ikin të dy dhe unë besoj që pjesa më e madhe e Partisë Demokratike nuk është ajo që është e verbër.
Vetë fakti që foltorja e Salianjit dhe zoti Alimehmeti pati aq shumë njerëz dje në Durrës, pa pikë organizimi, se u mor vesh dy ditë para që do ishte, tregon që këtu po zien nga brenda ajo parti.
Vetë fakti që më të votuarit në atë parti janë njerëz joberishistë, siç është vetë zoti Alimehmeti, Kalaja e shumë të tjerë, do të thotë që antiberishistët marrin votën në atë parti, ose më saktë, ata që janë ndryshe nga berishistët. Tjetra, shih këto fotot e Foltores në Durrës dhe shih fotot e foltores së Berishës. Sot ishin pleq. Ndërsa te takimimi i Salianjit mosha mesatare është te 30 vjeç, ndërsa te Berisha 70 vjeç. Kjo lloj moshe nuk mund ta përfaqësojë partinë. Pra, mosha është shumë tregues se ku është partia, ku po shkon. Këtu tregohet që ka të ardhme, atje tregohet që është e shkuara”- tha Mërtiri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


