Të shtënat me armë zjarri dje në Shkodër, zbardhet ngjarja! I besuari i 'Fantazmës' qëlloi në ajër dhe u arratis, pjesë e fisit Lici

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Barush Bregu, pjesë e fisit të njohur të Ibrahim Licit. Ditën e djeshme, rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, u arrestuan Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim 40-vjeçari Bregu, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.
Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.
43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.
Gjatë ndjekjes, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.
Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga 40-vjeçari u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
