Preç Zogaj: Berisha duhet të hapë rrugën për të rinjtë, nuk vjen dot kurrë më në pushtet!

4 Dhjetor 2025, 22:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Preç Zogaj: Berisha duhet të hapë rrugën për të

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për lëvizjen e re që ka nisur brenda PD, deklaroi se Berisha duhet të largohet për t'i hapur rrugën të rinjve, pasi nuk vjen dot më në pushtet. 

"Një lider partie, që rri gjatë në parti, gjithmonë ka mbështetës. Partia shkon pas kryetarit. Kush mendon se të gjithë votat janë të mijat, është gabim. Basha, si kryetar ka marrë më shumë vota se kryetari Berisha pra 2021 dhe 2025. Një kryetar largohet nga partia, jo se nuk ka mbështetje, por për ti krijuar mundësi të bëhet shumicë në shoqëri. Sali Berisha thotë kam votat në parti, ai mund ti ketë gjithë jetën ato vota. Këta që kanë marrë më shumë vota, kanë më shumë vota qytetarësh se anëtarët demokratë.

Kjo është një parti në zvoglim dhe alternativa mbetet kryetari. Këta edhe po të bëjnë diversitet, jam skeptik se do të ketë rezultat me Berishën kryetar.

Çdo demokrat që del me votë të lirë dhe të barabartë, në zgjedhje ku Berisha mban distancë, secili që del në krye, e mund qeverinë. Çdo socialist që del në krye të PS, e mund Sali Berishën. 

Kështu janë punët në Shqipëri. Edhe elektorati ka intuitë. Nuk do të kthehet. Berisha do të kishte bërë më mirë, të jetonte me meritat dhe lavdinë që la. Nuk kthehet dot

Berisha duhet të hapë rrugën, ka të rinj e të reja, kjo gjeneratë nuk duhet të digjet", tha Zogaj. 

 

Po ndodh...