Bulqiza në flakë/ Del jashtë kontrollit zjarri në kurorën e Liqenit të Zi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit.
Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.
Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha.
Muliu tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkon që të gjendet autori. Nga ana tjetër ai shprehet se vetëm ndërhyrja nga ajri e ndalon dëmin e madh në këtë zonë e cila është e vetmja e paprekur në Bulqizë. Zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë ka djegur dhe përshkuar disa hektar pyll me pemë shekullore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

