Dalin për herë të parë/ Pamje të agresorit të Berishës para se të mbërrinte në protestë

6 Dhjetor 2022, 22:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin për herë të parë/ Pamje të agresorit të

Mediat kanë siguruar pamjet e Gert Shehut para se të sulmonte Sali Berishën.

31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor, goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë.

Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve. 
31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.

Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës./ EuroNews

 

Po ndodh...

ide