DEA zbarkon në Tiranë? Hoxha: Më parë jepnin informacion

Ditët e fundit ka patur raportime se DEA do të hapë zyrën e saj në Shqipëri edhe pse aktualisht ka një zyrë në Greqi e cila ka mbuluar edhe vendin tonë.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëe, por nuk janë marrë masa dhe kompania tashmë mjaft e njohur, vetëm është rritur!
Gazetari tha se ardhja e DEA nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.
“DEA ka patur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka patur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu.
Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro.
DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër.
Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e madhe ajo!
Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë”, tha Hoxha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
