Dëm katastrofik/ Numrat e telefonit të 500 mijë qytetarëve përfundojnë në treg, eksperti i sigurisë jep alarmin

28 Nëntor 2022, 07:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dëm katastrofik/ Numrat e telefonit të 500 mijë qytetarëve

Të dhënat e shqiptarëve vijojnë të mbeten të pasigurta. Numrat e telefonit dhe bisedat e kryera nga rreth 500 mijë përdorues shqiptarë të WhatsAppit, janë tashmë në shitje në darkweb.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë me dije se ky akt është një tjetër dëm katastrofik i privatësisë. Në adresën e tij Facebook eksperti shkruan:

“506 mijë shqiptarëve, përdoruar të aplikacionit WhatsApp, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastriofik i privatësisë…”.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u dalin të dhënat nga hakerimet e kryera, duke përfshirë të dhënat mbi pagat, targat dhe kartat e identitetit.

 

Po ndodh...