Dëshmia e Selami Hykës: Bëra s*ks me 16-vjeçaren, i dhashë 500 lekë pas aktit

Gjykata e Korçës ka caktuar këtë të premte masat e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Selami Hyka nga fshati Leminot i Maliqit, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare dhe i ka dhënë para, si dhe për 26-vjeçarin Marsel Baçi nga fshati Podgorie i Maliqit, i cili akuzohet si tutor i 16-vjeçares, duke e shfrytëzuar të miturën për prostitucion.
Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, Selami Hyka ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para, ndërsa Marsel Baçi e shfrytëzonte për prostitucion.
Ndaj Selami Hykës rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, ndërsa ndaj Marsel Baçit vepra penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Burime për mediat bëjnë me dije se Selami Hyka ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, madje ai ka bërë të ditur se ka qene Marsel Baçi ai që e ka thirrur në telefon dhe i ka ofruar shërbimin seksual me 16-vjeçaren
Gjithashtu, 41-vjeçari ka deklaruar se pas marrëdhënies seksuale i ka dhënë minorenes 500 lekë te reja. Po atë ditë minorenja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me një person tjetër, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.Hetimi nga ana e komisariatit të Maliqit ka filluar për një konflikt që nëna e 16-vjeçares ka patur me 41-vjeçarin Hyka dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Kur palët janë paraqitur në komisariat, aty ka qenë nëna e 16-vjeçares ajo që ka treguar edhe për ngacmimet e 41-vjeçarit dhe personave të tjerë
I njëjti burim tha se 16- vjeçarja i dërgonte fotografi dhe video të ndryshme familjarëve të 41-vjeçarit por dhe personave të tjerë
Ndërkohë, Marsel Baçika pranuar në gjykatë akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

