Detaje/ I vihet tritol makinës së efektivit të policisë në Shkodër
19 Qershor 2024, 08:03 / AKTUALITET

Tritol makinës së efektivit në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës. Mësohet se tritoli ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
