Detaje nga masakra në Shkodër/ Ndërroi jetë gruaja, burri në gjendje të rëndë! Po udhëtonin me motor kur u përplasën nga dy grupet
30 Tetor 2024, 17:37 / AKTUALITET

Dy të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën. Arlind Bushati ka qenë në mjetin tip “Mercedes Benz” i cili duket se ka qenë edhe objektiv i atentatit.
Përpara disa ditësh ai denoncoi në polici edhe një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj janë afruar me motor dhe i kanë drejtuar armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.
Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti i atentatorëve, tip Mercedes, i ka përplasur.
Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
