Detaje nga sherri masiv në Kamëz, shpallen në kërkim dy të rinj

25 Qershor 2023, 10:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga sherri masiv në Kamëz, shpallen në kërkim dy

Detaje të reja mësohen nga konflikti i një dite më parë në Kamëz, ku disa persona u përfshin në sherr masiv mes tyre. Policia thotë se njëri prej tyre ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë konfliktit.

Për këtë ngjarja një person është arrestuar, tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Abc News të shpallurit në kërkim janë Gentjan Losha dhe Ndriçim Rama. Sipas informacioneve, Gentajn Losha ka nxjerrë armën, por fatmirësisht nuk ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt

Po ndodh...