Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

2 Gusht 2025, 22:16 / AKTUALITET ALFA PRESS
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në

Mësohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fresk, Tiranë. 27-vjeçari që u plagos, ishte brenda në automjet, kur u qëllua me armë zjarri, duke marrë një plumb në bark.

Sipas informacioneve, autori i ngjarjes qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.

Pas plagosjes, 27-vjeçari ka shkuar menjëherë në spital për trajtim.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Po ndodh...