Dhunoi të birin me shkop, arrestohet babai në Tërbaç

3 Shtator 2024, 15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi të birin me shkop, arrestohet babai në Tërbaç

Një burrë 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi djalin e tij.

Sipas policisë, burri, i identifikuar si F.B., banues në fshatin Tërbaç, gjatë një konflikti, në banesë, ka goditur me shkop, djalin e tij 24-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide