Debatet brenda mbledhjes së Kryesisë, Salianji rrethohet nga gazetarët, Sali Berisha ikën në heshtje nga selia
13 Dhjetor 2025, 20:35 / POLITIKË

Lëvizja e Salianjit ka trazuar prej kohësh situatën brenda Partisë Demokratike. Mbledhja e parë e Kryesisë, që pasi Salianji nisi foltoret, përfundoi në 4 orë debate të ashpra mes tij dhe Flamur Nokës e Sali Berishës, të cilët e akuzuan se po i shërben PS.
Në përfundim të mbledhjes, interesi i gazetarëve ishte tepër i lartë për të dëgjuar Ervin Salianjin, i cili ka dalë nga rreshti dhe i kërkoi hapur dorëheqjen Flamur Nokës edhe brenda mbledhjes së PD. Në këto video që sjell Report Tv, dallohet momenti kur Salianji është i rrethuar nga gazetarët, ndërsa Berisha del nga selia blu dhe largohet në heshtje drejt makinës.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
Nga Alesia Balliu
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
Sovranizmi si gjethe fiku
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

