Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës: Gjatë fushatës së 11 majit punova për PD, jo për Ramën! Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim

13 Dhjetor 2025, 21:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës: Gjatë fushatës së 11

Demokrati më i votuar në Qarkun Tiranë në Primaret e Partisë Demokratike, Hysen Kadiu, i është përgjigjur Sali Berishës, i cili sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë tha se Kadiu ka punuar për fitoren e Edi Ramës gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit. 

Kadiu, i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, rrëzon akuzat e Berishës duke postuar foto nga takimet e tij me qytetarë gjatë fushatës, si dhe kërkon tërthorazi largimin e krydemokratit nga drejtimi i Partisë Demokratike.

"Sot në mbledhje të Kryesisë, kryetari Sali Berisha, ndër të tjera, ka hedhur akuza edhe ndaj meje, se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit kam punuar për Edi Ramën dhe nuk kam dhënë asnjë kontribut për PD.

I them doktor Berishës dhe të gjithë atyre që i rrinë afër dhe e kanë keqinformuar, se aktiviteti im gjatë fushatës është publik në Facebook-un tim. Sikundër, më mirë se kaq, këtë e dëshmojnë qytetarët e Kavajës dhe zonave përreth, që si në fushatë, para dhe pas saj, kemi qenë në kontakte dhe takime të vazhdueshme.

Beteja jonë nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën. Çdokush që përpiqet të hedhë baltë mbi kontributin tim personal dhe të gjithë atyre që duan më të mirën për PD-në, janë të interesuar vetëm për karrigen e tyre.

Demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe jo për përçarje, për organizim dhe jo për “armiq të brendshëm”. Asgjë e keqe nuk i vjen PD-së nga kritikat dhe riorganizimi. Sikundër uji i ndenjur prej shumë vitesh ka nevojë për rifreskim, dhe këtë e thonë me zë të ulët edhe ata që përpara Sali Berishës heshtin.

Ndërsa ne kemi vendosur ta themi me zë të lartë, përpara se të jetë vonë",- shkruan Hysen Kadiu në Facebook.

 

Po ndodh...

ide