Dhunuan gazetarin Gjergj Zefi me mjete të forta, merret vendimi për një nga autorët (Emri)

5 Dhjetor 2023, 20:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunuan gazetarin Gjergj Zefi me mjete të forta, merret vendimi për

Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, ditën e sotme, ka dhënë vendimin për Renato Bodurrin, si i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

Teksa Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg në bazë të provave të mbledhura, gjyqtarja Hasantari ka vendosur lirimin e Bodurrit nga burgu.

Paraprakisht mësohet se gjyqtarja pretendon se prokuroria nuk ka prova kundër Bodurrit, edhe pse makina e tij është fiksuar nga kamerat si mjeti me të cilin janë larguar autorët e sulmit.

 

Po ndodh...

ide