Diaspora i bashkohet revoltës qytetare, shqiptarët në Australi: Duam patriot dhe jo piktor

13 Qershor 2026, 19:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Diaspora i bashkohet revoltës qytetare, shqiptarët në Australi:

Komuniteti shqiptar në Melbourne të Australisë, ka zhvilluar një tubim masiv në mbështetje të protestës, e cila zhvillon sot tubimin e 14-të radhazi, me pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë në një revoltë popullore në Shqipëri.

Në këtë organizim u bënë bashkë shqiptarë nga mbarë Australia, si dhe bashkatdhetarë nga Zelanda e Re, të cilët u mblodhën për të shprehur shqetësimin e tyre të thellë për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe për të kërkuar më shumë përgjegjësi, transparencë dhe drejtësi nga institucionet publike.

Pjesëmarrësit ngritën pankarta dhe mesazhe të qarta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe keqpërdorimit të pasurive publike.

Ata theksuan se pasuritë kombëtare, natyra, prona publike dhe e ardhmja e vendit duhet të mbrohen me çdo kusht për t’u shërbyer ekskluzivisht interesave të qytetarëve.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi