FOTOLAJM/ Bulevardi nuk i zë të gjithë, qytetarët ngjiten te Piramida! Protestë gjigante kundër kastës Rama-Berishës

13 Qershor 2026, 20:14 / POLITIKË ALFA PRESS
FOTOLAJM/ Bulevardi nuk i zë të gjithë, qytetarët ngjiten te

"Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në burg", buçet Bulevardi i mbushur si kurrë më parë. Një tjetër moment kulmor i protestës së 14-të masive që po zhvillohet në kryeqytet ka shënuar një përshkallëzim simbolik të tubimit.

Një turmë protestuesish janë ngjitur mbi shkallët e Piramidës së Tiranës, siç nuk ka ndodhur më parë.

Në majën e objektit, pjesëmarrësit kanë valëvitur flamurin kombëtar kuqezi, duke e kthyer këtë pikë në një tjetër podium të revoltës qytetare. Nga lartësia e Piramidës, protestuesit kanë ndjekur rrjedhën e tubimit kryesor që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të herëpashershme për dorëheqjen e qeverisë.

Ky veprim simbolik ka sjellë një pamje mjaft dinamike në qendër të Tiranës, teksa lëvizja qytetare po shfrytëzon çdo hapësirë publike për të dëshmuar përmasat e saj dhe vendosmërinë e rinisë për të kërkuar ndryshimin.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi