Diaspora ngre peshë turmën me mesazhet e forta/ Qytetari: 33 vite më parë i kërkova Berishës dorëheqjen, por më kushtoi shtrenjtë. Rama të largohet!

13 Qershor 2026, 20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Diaspora ngre peshë turmën me mesazhet e forta/ Qytetari: 33 vite

Sot protesta ka hyrë në ditën e 14, ku prej 2 javësh një numër i jashtëzakonshëm qytetarësh, kryesisht Gen Z kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe përmbysjen e establishmentit.

Ditën e sotme në tubim është bashkuar edhe një i larguar nga vendi 33 vite më parë, i cili deklaroi se shkak për ikjen e tij u bë terrori i ushtruar nga ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha, pasi ai i pati kërkuar dorëheqjen.

Në apelin e tij, protestuesi i bëri apel kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe të hapë rrugë për investitorët seriozë.

“33 vite më parë i kërkova dorëheqjen presidentit të kohës dhe për shkak të terrorit u largova nga vendi.

Na rrëmbyen lëvizjet e Dhjetorit.

Mirënjohje vendeve aleate që u dhanë mundësi shqiptarëve.

Ne së bashku do ta bëjmë Shqipërinë, sepse kemi njerëz brilantë. Ata që janë jashtë do ta ndërtojnë vendin së bashku me ata që janë brenda.

Prej vitesh kam sjellë investitorë në vend, por dyert për investitorët seriozë janë mbyllur, hap dyert dhe jep dorëheqjen.

Nuk mund të mposhtet shpirti i kombit shqiptar”.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi