Digjet makina e gazetarit Sami Curri/ Rrjeti SafeJournalists: Të nisin hetime të shpejta dhe të pavarura

26 Prill 2026, 15:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Digjet makina e gazetarit Sami Curri/ Rrjeti SafeJournalists: Të nisin

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me djegien e makinës së gazetarit Sami Curri në Bulqizë.

Përmes një qëndrimi, Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për këtë incident dhe beson që incidenti lidhet me raportimet e tij të fundit dhe ato në vijim mbi abuzime të dyshuara në shkallë të gjerë me fondet publike, duke shtuar se situata ka pasur ndikim serioz edhe te familja e tij.

Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë një hetim të shpejtë, të plotë dhe të pavarur, që të çojë në identifikimin e përgjegjësve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje zyrtarëve publikë, aktorëve të medias dhe palëve të tjera relevante që të dënojnë pa ekuivok këtë incident dhe të qëndrojnë në solidaritet me gazetarin e shënjestruar. Rrjeti SafeJournalists do të vijojë të monitorojë nga afër këtë rast dhe rithekson se mbrojtja e gazetarëve është një detyrim themelor sipas legjislacionit kombëtar dhe standardeve europiane për lirinë e shprehjes”,-theksohet në reagim.

Po ndodh...