FOTO/ Ky është viktima Kreshnik Mujeci i vrarë sot në Balldren të Lezhës. Nuk dihen shkaqet e atentatit me 2 të vdekur
Ky është një nga viktimat e atentatit pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një atentati.
Ai është Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij. Dyshohet se çifti ka ndërruar jetë në vend, pasi janë qëlluar me breshëri plumbash.
Automjeti në të cilin ndodheshin, një mjet tip “Audi Q7”, është gjetur i bërë shoshë nga plumbat. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të shumta në anën e majtë të makinës, kryesisht në zonën e shoferit dhe pasagjerit.
Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, duke u zënë pritë viktimave dhe duke hapur zjarr në drejtim të automjetit.
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë medelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128