Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO jep vendimin për avokatin Radovan Çela
22 Maj 2025, 10:38 / AKTUALITET

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vjet burg avokati Radovan Çela lidhur me dosjen Toyota Yaris. Çelës i ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke zbritur në 2 vite e 8 muaj.
Pak dite më parë për këtë dosje u dënua nga GJKKO edhe ish-kryeprokurori i Vlores Aurel Zarka.
Avokati Radovan Çela akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Sipas akuzës, Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Gjithashtu, sipas SPAK avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
