Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbledh strukturat arsimore, çfarë pritet të diskutohet

27 Prill 2022, 09:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbledh strukturat arsimore,

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka njoftuar se do të zhvilloj një takim me strukturat arsimore. Gjithashtu bëhet me dije se krahas Nanos do të jenë edhe përfaqësuese të Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxënësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla.

Në njoftimin për mediat nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me atë që do të diskutohet në takim.

“Në orën 12:00, në një nga sallat e hotel “Sheraton”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të zhvillojë një takim me pjesëmarrjen e Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxënësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla. Ju ftoj të merrni pjesë!”- shkruhet në njoftim.

 

Po ndodh...

ide