Saimir Tahiri depoziton rekursin, kërkon pezullim të dënimit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar ditën e sotme rekursin për të kërkuar pezullimin e dënimit me burg.
Ish- ministri i Brendshëm pretendon se vendimi i Apelit është marrë në kundërshti me ligjin. Nd♪7r të tjera në rekursin e Tahirit në Gjykatën e Lartë thuhet se vendimi i marrë cënon interesat e tij, dhe për këtë shkak kërkon prishjen e këtij vendimi. Saimir Tahiri, u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.
Njoftimi i GJKKO
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në rekursin e Tahirit në Gjykatën e Lartë thuhet se vendimi i marrë cënon interesat e tij, dhe për këtë shkak kërkon prishjen e këtij vendimi.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.
“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.
Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet ne vijimin e kerkeses bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykates.
Vetë Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, me urdhër të GJKKO-së.
Në rekursin e Tahirit thuhet po ashtu se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij.
-
-
Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda
27 Prill, 08:35 -
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



