Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

27 Prill 2022, 08:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet ka goditur mëngjesin e ditës së sotme Greqinë, në jugperëndim të Kythiras. Sipas të dhënave tërmeti ka rënë pak pas orës pesë të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas Institutit Sizmologjik të Greqisë magnituda e tërmetit ishte 5.2 ballë e shkallës Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 79 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythira.

Gjithashtu lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në zona të tjera të Greqisë si në Kalamatë, Atikë edhe Kretë, por edhe në zonat përreth tyre.

 

Po ndodh...

ide