Zelensky paralajmëron për lëvizjet e Rusisë: Duan të destabilizohet situata në rajon, të kërcënohet Moldavia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se beson se Rusia po përpiqet të destabilizojë situatën në rajonin e Transnistrias, ndërsa forcat e armatosura ukrainase janë gati për një përshkallëzim të mundshëm nga trupat ruse në territorin e pushtuar përkohësisht të Republikës së Moldavisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një takimi me drejtorin e përgjithshëm të IAEA Rafael Mariano Grossi në Kiev, Zelensky tha se ai ndan plotësisht vlerësimin e situatës me presidenten moldave Maia Sandu.
Zelensky tha gjithashtu se ai e diskutoi këtë çështje me kryeministrin rumun Nicolae Ciucă i cili ishte në Kiev të martën.
"Ne e kuptojmë qartë se ky është një nga hapat e Federatës Ruse. Aty po punojnë shërbimet speciale. Nuk bëhet fjalë vetëm për lajme të rreme. Qëllimi është i qartë - të destabilizohet situata në rajon, të kërcënohet Moldavia. Ato tregojnë se nëse Moldavia mbështet Ukrainën, do të ketë hapa të caktuar.”
Sipas Zelensky, Ukraina e di se trupat ruse, të cilat kanë qenë të pranishme në territorin e pjesës së pushtuar përkohësisht të Moldavisë - Transnistria për shumë vite, janë në "gatishmëri të vazhdueshme".
“Por ne i kuptojmë aftësitë e tyre, Forcat e Armatosura të Ukrainës janë gati për këtë dhe nuk kanë frikë prej tyre”, shtoi ai.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


