Drejtori i Urgjencës tha 7 minuta, del video që hedh poshtë gënjeshtrën e Bratajt, ja sa kohë duhet nga spitali në vendngjarje
Vdekja barbare e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec ka shkaktuar përplasje mes Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës.
Shkak u bë referimi i ngjarjes nga ana e Prokurorisë si “vrasje nga pakujdesia”, Gjykata bëri njërin sy qorr, ndërsa i dyshimtë mbetet edhe roli i Policisë lokale.
Por mbi të gjitha familjarët pretenduan se ndihma e parë 42-vjeçarit iu dha me 30 minuta vonesë.
Nga ana tjetër, drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi një ditë më parë se autoambulanca kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për 7 minuta, nga momenti i marrjes së informacionit.
Por në fakt sa kohë i duhet ambulancës për të përshkuar disa qindra metra nga Spitali i Pogradecit e deri te vendi i ngjarjes?
News24 ka përshkuar me makinë këtë rrugë dhe rezulton që distanca mes Spitalit dhe vendngjarjes, pa përdorur sirenat e urgjencës dhe me automjet privat me ecje normale, zgjat 1 minutë e 40 sekonda. Pra, shumë herë më pak se 7 minutat që pretendoi Brataj si kohë e nevojshme për të përshkuar distancën e dy skajeve.
Pengesa e projektit amerikan
ide
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128