“Dukeshin mjaft të dashuruar”, pse palestinezët babë e bijë u prezantuan si çift?

5 Mars 2025, 23:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Dukeshin mjaft të dashuruar”, pse palestinezët babë

Ngjarja e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë 1 javë më parë është e mbuluar me mister, megjithatë detajet e zbuluara deri më tani janë tronditëse.

Babë e bijë Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan, janë prezantuar si çift që nga momenti që kanë zbritur në Aeroportin e Rinasit e deri te takimi me pronaren e apartamentit që kanë marrë me qira.

“Nga sjellja e tyre, dukeshin si çift në harmoni dhe mjaft të dashuruar”, tha gazetari Merin Maçi sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan.

Është krejtësisht e paqartë se pse 49 vjeçari e ka goditur me thikë 24 vjeçaren, ndërsa në mediat e huaja është folur edhe për përdhunim para aktit të rëndë.

Duhet theksuar se ka një hetim paralel edhe për dokumentet e tyre të identifikimit. Siç bëri me dije Maçi, ata kanë pasur një kartë identiteti greke dhe një pasaportë kosovare (me shumë gjasa false). Dy palestinezë që jetonin në Berlin kishin prerë biletën vetëm ‘vajtje’ për në Shqipëri, pa rezervuar më parë për një vendqëndrimi.