Dy “fole” prostitucioni në Elbasan, arrestohen 3 kolumbiane, procedohet pronarja

Dy apartamente të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit, janë zbuluar nga Policia në Elbasan dhe si rezultat janë arrestuar 3 shtetase nga Kolumbia.
Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë, D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamenteve ku kryhej aktiviteti i paligjshëm.
Gjatë kontrollit në dy apartamentet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
