Dy makinat rrëshqasin nga lagështira, aksident në unazën e Korçës

10 Shtator 2024, 09:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy makinat rrëshqasin nga lagështira, aksident në unazën e

Një aksident është regjistruar në unazën e qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në kushtet e motit me shi, kur rrugët bëhen më të rrëshqitshme.

 

Po ndodh...