Dyshohet se ishte në makinë me Licin dhe Bushatin, publikohet fotoja e të riut
Një ditë pas masakrës së regjistruar në Shkodër ku mbetën 3 të vrarë dhe 1 tjetër është i plagosur në gjendje të rëndë për jetën, është publikuar një foto e një person i cili dyshohet se ka qenë së bashku me 2 viktimat, Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.
Siç duket edhe nga fotografia ai është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.
Sipas dëshmitarëve të pyetur për këtë shtetas thonë se e kanë parë duke dhënë ndihmë ndaj personave të vënë në shënjestër, teksa opgj dhe efektivët e mbërritur në vendin e ngjarjes nuk e kanë konstatuar të pranishëm
Ndonëse me rezerva, burime pranë bluve të Shkodrës thonë se nuk përjashtojnë mundësinë që ky shtetas, në moshë relativisht të re, veshur me të zeza, dhe me një pamje dukshëm të dyshimtë dhe të shqetësuar, të ketë qenë në makinën “Mercedez Benz” me targa kroate që drejtohej nga i riu Hamza Lici dhe ku pasagjer ishte Arlind Bushati.
Të njëjtat burime mbajnë të njëjtin qëndrim dyshues rreth ngjashmërive që ka personi në pamje me Ibrahim Licin, vëllain e Hamza Licit, të shumëkërkuar për vrasjen e Endri Mustafës.
Dyshimet bëhen më të forta lidhur me disa indicie ku ditët e fundit në Shkodër është aluduar prezenca e Ibrahim Licit. Ndërkohë, gjithçka mbetet deri më tani në kuadrin e dyshimeve dhe krahasimit të të dhënave jo zyrtare, për të dalë më tej në konkluzione.
Identifikimi dhe marrja e dëshmisë së këtij shtetasi, shihet si një nga pikat kyçe të grupit hetimor për të zbardhur jo vetëm dinamikën e ngjarjes, por edhe shkaqet e mundshme të saj/ Syri TV
ide
Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
Trump dhe Europa!
Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128