E pabesueshme/ Adoleshenti shqiptar futet në arkivol për të ikur drejtë Britanisë, ja sa kishte paguar...

19 Shkurt 2023, 10:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

E pabesueshme/ Adoleshenti shqiptar futet në arkivol për të ikur

Rrugëtimi i çuditshëm i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli, ai tregon detaje dhe sasinë e lekëve që kishte paguar. Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

Adoleshenti shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon. Ai i tha në gjykate se: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal.”.

Arkivoli, të cilit i ishte vidhosur kapaku, ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter. Ndërkohë, shoferi, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në mjet.

 

Po ndodh...