
E përplas makina teksa po punonte në autostradë, humb jetën në vend 62-vjeçari shqiptar

Një 62-vjeçar shqiptar me iniciale E. H., ka humbur jetën në vend, pasi u përplas nga një mjet në autostradën A7, pranë Castelnuovo Scrivianë, Itali.
62-vjeçari ishte punonjës i Società Autostrade dhe jetonte në Tortona, në provincën e Alessandria.
Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.
Të parët që u përpoqën për të ndihmuar 62-vjeçarin ishin kolegët e tij, por për fatin e tij të keq, me gjithë përpjekjet e 118 punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje pak më vonë, nuk mund të bëhej asgjë.
Hetimet që i janë besuar policisë rrugore tashmë do të duhet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128