E rëndë/ Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, 2-vjeçari holandez dërgohet në spital
23 Maj 2025, 13:40 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në periferi të Tiranës, ku një fëmijë 2-vjeçar, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i godinës pranë zonës së Rinasit.
Fëmija ndodhej në hotel me familjen e tij kur ndodhi ngjarja, e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale. Fatmirësisht, fëmija ka mbijetuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 22.05.2025, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qendronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez.
Aktualisht, 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

